Djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzeni, ka ironizuar në Facebook, pas deklaratës së deputetit të PS-së Erjon Braçe, i cili u shpreh se rikandidimi i Vangjush Dakos në postin e kryebashkiakut të Durrësit se është njëlloj si të them se a duhej Lulzim Basha të kandidonte për kreun e Bashkisë së Tiranës pas vrasjeve të 21 janarit.

Duke iu referuar gjatësisë së deputetit të PS-së dhe kreut të bashkisë Dako, Shkëlzen Berisha shkruan: “Sapo degjoi histori me "xhuxh", Brace nxitoi te distancohej nga "xhuxhi"”

Pseudonimi ‘xhuxh’ ka dalë në dosjen e përgjimeve të prokurorisë në kuadër të hetimeve për operacionin “Vol-Vo 4”.

Deri tani, prokuroria nuk e ka zbardhur identitetin e personit që qëndron pas pseudonimit “xhuxhi”.

Opozita pretendon se pas kësaj nofke fshihet kreu I bashkisë së Durrësit, ndërkohë që mbrëmë në emisionin “Opinion”, gazetari Artan Hoxha deklaroi se burime të tij i kishin konfirmuar se nëse prokuroria zbulon identitetin e “xhuxhit” ai person do të arrestohet.

Statusi i Shkëlzen Berishës: