Portieri i PSG-së, i cili u huazua këtë sezon te Real Madridi Alfons Areola po përgatitet të vazhdojë karrierën në Angli.Sipas mediave të huaja, gardiani francez ka blerë një shtëpi në Londër duke lënë të kuptohet se nuk do të vazhdojë të luajë as për kampionët e Francës, as për ata të Spanjës.

Ndër klubet londineze, Çelsi është skuadra që po interesohet për portier të ri. “Blutë” kanë shfaqur interes për portierin e Atletiko Madridit Jan Oblak, madje kanë paraqitur dhe ofertën e tyre.

Por, nuk përjashtohet mundësia që edhe Arsenali t’i hapë derën Areolës.Areola u soll nga PSG-ja te Reali pasi spanjollët u shitën francezëve portierin Kejlor Navas.