Motër Andre të enjten me datë 11 shkurt mbush plot 117 vjeç dhe ka shumë arsye për të gëzuar, sepse sapo ka kaluar covid-19.

Ajo është e moshuara më e vjetër në Europë, dhe e dyta në botë dhe mediat italiane i kanë kushtuar një vend të vecantë pasi përballoi covid-19.

Murgesha Andre nuk sheh dhe është e detyruar të qëndrojë në karrige me rrota.

Lucile Randon hyri në një urdhër katolik në 1944 dhe u diagnostikua me covid në 16 janar të këtij viti. Pyetjes nëse ishte frikësuar për kontaminimin me covid, motëra Andre tha një televizioni francez se nuk i trembet vdekjes. “Nuk kisha frikë, se nuk kam frikë të vdes, madje as nuk e dija që kisha marrë virusin.”

Por jo të gjithë kanë pasur fatin e saj. Në janar të paktën 81 rezidentë në 88 të qendrave të të moshuarve u prekën nga virusi dhe vdiqën dhjetëra syresh.

Vitin e kaluar në një intervistë për një radio franceze motra Andre kishte thënë se nuk ia kishte idenë sesi jetoi kaq gjatë.

“Vetëm Zoti mund ti përgjigjet kësaj pyetjeje. Nuk kam qenë shumë e lumtur gjatë jetës dhe sidomos gjatë luftës, kur isha fëmijë, kam vuajtur si gjithë të tjerët”- tha ajo.