Një 32-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Gurishtë të Njësisë Administrative Gjinar në Elbasan. Viktima Taulant Dedja ka qenë duke udhëtuar me një fuoristradë të cilën sapo e kishte blerë, kur ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit, i cili ka dalë nga rruga dhe pasi është rrokullisur disa dhjetëra metra, ka përfunduar në humnerë.

Drejtuesi i mjetit ka pësuar dëmtime të shumta dhe është gjetur pa shenja jete nga bashkëfshatarët e tij. Ndërkohë raportohet se së bashku me 32-vjeçarin udhëtonte edhe i afërmi i tij F.D., i cili ka pësuar dëmtime por pa rrezik për jetën.

Informacioni paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Gjinar, në fshatin Zavalinë, mjeti “Fuoristradë” me drejtues shtetasin T.D. 31 vjeç, banues në fshatin Zavalinë, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit shtetasi T.D., si pasojë e plagëve të marra ka ndëruar jetë në vendngjarje, ndërsa pasagjeri shtetasi F.D., 40 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan, ka marrë lëndime të lehta, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.