Një 30-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Vlorës, për shkak se ka vjedhur një shumë parash në një klinikë private të qytetit, ndërsa dhe më herët kishte masën e sigurisë detyrim paraqitje në polici.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara për një shtetas që ishte me masë “Detyrim paraqitjeje” dhe vazhdonte të kryente vjedhje, në zona të ndryshme të qytetit të Vlorës, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. K., 30 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme, ka vjedhur në shumë parash, në një klinikë private, në qytetin e Vlorës.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 30-vjeçari ishte me masë “Detyrim paraqitjeje”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Vjedhja”.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.