Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të Urës së Goricës, në Berat.
Mësohet se një motor që shpërndante pica ka rrëshkitur për shkak dhe është përplasur me një makinë.
Pas përplasjes, drejtuesi i motorit, Erjon Gjeçi 32-vjeç, ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar menjëherë në spital.
Gjendja shëndetësore e 32-vjeçarit paraqitet kritike, për shkak se ai vetëm disa ditë më parë kishte dalë nga spitali, ku kishte kryer një operacion.





