Itali, 5 korrik 2014 – 24 vjeçari Ervin Vucaj, nga Gruemira e Shkodrës, në vitin 2011 ishte dënuar në mungesë me 6 vjet burg në Itali, për trafik droge dhe tentativë vrasje. Që nga marsi i atij viti ai ishte shpallur në kërkim.

Në 3 korrik, ai kthehet në Itali si i thonë fjalës “si cjapi te kasapi”. Ai shkon në qytetin e Mestres, afër Venecias, ku banonte ish e dashura e tij, të cilin e rrëmben dhe për 24 orë e mban peng në një banesë.

 Vajza i nënshtrohet torturave dhe kërcënimeve me jetë. Një shoqe e vajzës njofton karabinierinë  duke u dhënë edhe targën e makinës së Ervinit.

Karabinierët arrijnë të gjejnë shtëpinë, ku mbahej pengu. Ata ndërhynë duke arrestuar Ervin Vucajn dhe duke e dërguar vajzën në spital për të mjekuar tre plagë thike në këmbë, të shkaktuara gjatë torturave që i kishte bërë Vucaj.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/