Një shqiptar 30-vjeçar me inicialet H.E., është arrestuar në aeroportin e Genova-s në Itali, pak pasi kishte zbritur nga avioni.

Autoritetet italiane kishin kryer një operacion kundër shpërndarjes së kokainës, nga i cili ishin arrestuar dy persona. Dhe po ashtu, karabinierët kishin dijeni për përfshirjen e H.E., por ende nuk kishin arritur ta arrestonin.

Sipas medieve italiane, shqiptari që dikur jetonte në Loano, investonte të ardhurat e aktivitetit kriminal në automjete, të cilat më pas i shiste në Shqipëri.

Hetuesit dyshojnë se H.E. furnizonte me drogë një çift të cilët kishin në pronësi një dyqan mishi, që përdornin një gjuhë të koduar kur flisnim me klientët e drogës.