Bardhi ka publikuar projektin e tij më të ri, “Çikës tem”, një këngë që tregon për vuajtjet dhe sfidat e tij në karrierë, si dhe problemet që e fejuara e tij, Sara Gjordeni, ka hasur gjatë shtatzënisë. Teksti i këngës prek edhe pamundësitë financiare dhe zhgënjimin nga miqtë, duke përmendur fjalët “Dritë, më lanë pa lekë”.
Një detaj emocionues i këngës është njoftimi i emrit të vogëlushes që pritet të vijë në jetë së shpejti.
Bardhi dhe Sara kanë vendosur ta quajnë vajzën e tyre Nea. Sara ka zbuluar kuptimin e veçantë të këtij emri, i cili vjen nga greqishtja e lashtë dhe simbolizon “dikë që mbetet gjithmonë i ri, në shpirt e pamje, dhe që vazhdimisht përmirëson veten”. Gjithashtu, në fenë islame, Nea ka një tjetër kuptim të bukur, duke përfaqësuar “një dhuratë e frytshme, një person që sjell dritë dhe gëzim gjatë gjithë jetës”.