Sot është ditëlindja e Vjollca Hoxhës, drejtores ekskluzive të Top Channel. Në këtë ditë nuk kanë munguar edhe urimet e dy vajzave të saj Lorit dhe Sarës, në rrjetet sociale.
Sara Hoxha ka bërë një postim në Instagram ku ka shkruar: “Gëzuar Ditëlindjen mami. Sasia e kurajës dhe luftës për jetën që ti ke do më surprizojnë gjithmonë. Nëse ka një person që meriton gjithë lumturinë e botës, ajo je ti. Je bekimi më i madh në jetë.”
Ndërkohë Lori i jep një urim nga Maldivet, vendi ku ajo po pushon. Ndër të tjera urimi që ajo ka vendosur ti jap nënës së saj është nëpërmjet një videoje ku shkruan në rërë. Ngjitur me videon ajo ka shkruar “E vetmja gjë që kërkoj nga Zoti është që mami im të jetë e lumtur dhe me shëndet të mirë. Faleminderit që je ti. Jam e bekuar dhe e nderuar që jam vajza jote. Gëzuar ditëlindjen mama.”