Ish-banorja e Big Brother Vip 3, Sara Gjordeni, është një nga personazhet më aktiv të këtij edicioni në rrjetet sociale.
Së fundmi, ish-missi ka ndarë një foto nga fëmijëria e partnerit të saj, Bardhi Idrizit, të cilin e njohu brenda shtëpisë së BBV dhe tani presin një vajzë së bashku.
Në imazh Bardhi shfaqet i ngrysur në fytyrë dhe Sara nuk ka nguruar ta vëj në dukje këtë fakt.
“Të ha o nerv,” ka shkruar ajo.