Sara Hoxha ka folur për herë të parë lidhur me romancën e komentuar mes Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt.

E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Sara u shpreh se lajmet i ka lexuar njësoj si publiku dhe se nuk i takon të komentojë mbi diçka që nuk e di.

“Siç i keni lexuar edhe ju në telefon, nëpër media. Me Ledrin kam marrëdhënie shumë prindërore, kujdesemi shumë për Poin. E lexova si gjithë të tjerët. Ai është babai i Poit, i uroj vetëm të mirat. Secili ka jetën e vet. Nuk më takon as t’i mohoj e as t’i pohoj lajmet që shoh në portale kur nuk ia kam haberin fare por e di që kemi të drejtën të dy të jemi të lumtur. Unë këtë ia uroj Ledrit se është babai i Poit” – tha ajo.

Sa i përket marrëdhënies që ka me Ledrin tha se është e mirë dhe funksionon mbi bazën e prindërimit të përbashkët.

“Gjëja më e rëndësishme për ne të dy është vajza. Pas gjithçkaje që kemi kaluar, ia kemi dalë të jemi aty për të. Marrëdhënia jonë është prindërore dhe mbi këtë bazohet gjithçka,” – përfundoi ajo.