Trashëgimtarja e dytë e familjes Hoxha, Sara Hoxha është bërë përsëri nënë.
Përmes një postimi në Instagram, Sara ka treguar se një ditë më parë ka sjellë në jetë djalin e dytë, të cilin e ka quajtur Roman.
"Çmendurisht në dashuri me Roman-in tonë, i lindur dje 11 Tetor 2019. Më parë sesa pritej por megjithatë 2.9 kg e një lumturie të pastër", shkruan ajo krahas fotos ku shfaqet duke përqafuar dy djemtë e saj.
Sara Hoxha dhe Ledion Lico janë prindër edhe të një djali tre vjeç me emrin London.





