Trashëgimtarja e ‘Top Media’, Sara Hoxha u martua pak javë më parë me moderatorin Ledion Liço.

Edhe pse çifti kishte vendosur ta realizonte ceremoninë në Como të Italisë, disa detaje nga dasma u morën vesh nëpërmjet miqve të tyre.

Megjithatë Sara ka publikuar sot një nga fotot më të bukura, shkëputur nga dasma. Një puthje e shkëmbyer me bashkëshortin e saj në sfondin bardhezi ka qenë gjithçka ka munguar nga ceremonia.

Fotoja ka zënë vend në profilin e saj në ‘Instagram’, prandaj jo të gjithë e kanë vënë re.