Sara Hoxha na ka shfaqur në Instagram disa foto nga pushimet e fundit në Bali, të cilat të kujtojnë filmin e famshëm Eat, Pray, Love, ku protagonistja gjithashtu kalon në ishullin indonezian.

Dhe siç ka vepruar kushdo në atë vend, Sara ka eksploruar natyrën dhe kulturën e pasur indoneziane…Në foto dallohen erëzat tipike të kësaj toke bujare, peizazhet përrallore, por edhe përvojat që Sara nuk ka dashur të humbasë, si një kurs gatimi indonezian, apo edhe një pozë “klishe” joge.

Bali njihet si ishulli i Zotave, jo vetëm për formën natyrale të territorit, por edhe për plazhet tropikale, tempujt, larmishmërinë e florës dhe faunës, si dhe gatimet e pasura tradicionale. Prandaj, mund të themi se Sara ka zgjedhur destinacionin e duhur për të kaluar pushimet.

 

Thjesht "Eat, Pray, Love" me protagoniste Sara Hoxhën! Vetëm që për pjesën e dashurisë, duhet të presim një foto me Ledionin.