Trashëgimtarja e "Top Channel" Sara Hoxha ka vetëm 4 muaj që ka sjellë në jetë djalin e saj London Noor.
Menjëherë pas lindjes ajo ka nisur palestrën dhe aktivitetin fizik për të ardhur në formën e dikurshme. Megjithatë me foton e fundit të publikuar në rrjete sociale, Sara tregon se nuk përbën problem për të, të tregojë shenjat pas shtatzënisë.
“4 muaj pas lindjes, me strijat, shenjat dhe gjithçka tjetër. Stop ardhjes turp nga trupi,”-shkruan Sara. Edhe më parë ajo është pyetur në lidhje me estetikën e trupit pas lindjes dhe është shprehur se ishte e lumtur me trupin e saj dhe se nuk do të kryente asnjë ndërhyrje për të rregulluar problemet pas lindjes./ Express/