Këto ditë është mbajtur panairi ndërkombëtar i programeve televizive, MIPT, dhe motrat Hoxha kanë qenë pjesëmarrëse në të. Ky event organizohet në Kanë në Francë dhe u ofron njerëzve të cilët janë të lidhur industrinë e filmit, atë dixhitale apo të televizionit mundësinë për të blerë apo për të shitur programe të ndryshme. 

Ndër të shumtat foto të postuara nga Sara në Snapchat, ajo që të bie në sy është ajo ku Sara tregon ëndrrën e saj të fëmijërisë dhe sesa afër është për realizimin e saj. Bëhet fjalë për kompaninë amerikanë më të madhe të prodhimit të telenovela, Telemundo. “Sikur ata ta dinin që unë i merrja në telefon për t’i pyetur sesi do përfundonin telenovelat” ka shkruar ajo.

Telefilmat e shumta në gjuhën latine duket se i kanë rrëmbyer zemrën edhe Sarës ashtu si shumë vajzave të tjera.