Një konflikt mes dy të miturve ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, në rrugën “Butrinti”, ku një 17-vjeçar dyshohet se ka goditur me thikë një bashkëmoshatar.
I plagosuri është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë së Sarandës, autori i dyshuar është arrestuar dhe është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.