16 shkurt 2015 – Elios Serra shqiptar emigrant në Kaliari (Cagliari) të Sardenjës është vetëm, 24 vjeç, por policia italiane e konsideron si veteran të krimit.
Eliosi në 31 dhjetor 2012, vetë i tretë vjedh një dyqan cigaresh në qytetin e Sasarit. Për këtë arrestohet në janar 2013 dhe dënohet me burgim me kusht.
Në 27 janar 2013 përfshihet në një sherr midis bandave të shpërndarësve të drogës, ku Eliosi plagoset me thikë në krahun e majtë dhe shtrohet për mjekim në Spitalin e Sasarit. Në 19 qershor 2013 arrestohet nag policia për shpërndarje droge, por me vendim gjykate merr masën e banimit të detyrueshëm.
Në shtator 2013, bashkë me dy shokë vjedh me thyerje një shkollë të mesme, po në qytetin e Sasarit. Arrestohet nga policia me akuzën e vjedhje,s me thyerje në bashëpunim. Të dielën, më 15 shkurt 2015 arrestohet nga polica me akuzën vjedhje me thyerje të shkollës Instituto ITAS.





