Mbrëmjen e djeshme pushtoi portalet lajmi se Dj Sardi ka konfirmuar lidhjen me aktoren Jonida Vokshi.
Sardi ishte i ftuar në emisionin "Familja" ku Turjan Hyska e pyeti: "Është e vërtetë që je lidhur me atë?".
"Mbase", u përgjigj Sardi duke bërë që të gjithë mediat të flisnin për lidhjen e tyre.
Mirëpo sapo publiku filloi ta pëlqente shumë këtë çift të ri, Jonida Vokshi ka bërë reagimin e papritur.
Në një prononcim për "Prive", aktorja ka mohuar të jetë në një lidhje me Sardin.
“Pikë së pari shumë-shumë faleminderit që më pyetët. Pikë së dyti nuk ka asgjë të vërtetë në këtë histori”, ka qenë përgjigja e Jonidës.





