"Pse u vranë Sara e Ledjoni? Çështë kjo dorë gjakatare, që sot vrau e shoi tre breza? Po Sarës e Ledionit çfarë ti themi?"
Kështu e nis postimin rrëqethës gazetarja Klodiana Haxhiaj, korrospodente e News 24 për qytetin e Durrësit, lidhur me ngjarjen makabër të ndodhur një ditë më parë në Selenicë të Vlorës.
Pak minuta pas krimit të 8-fishtë, gazetarja Haxhiaj teksa krahason tragjedinë e familjes Zykaj me atë të heroit Adem Jashari, prek me fjalët e ndjera për 8 viktimat e një familjeje që nuk ka më as kush t'i qajë.
"Ka kush kurajë t’u thotë fëmijëve se pse i vranë?" shkruan Haxhiaj për Sarën dhe Ledjonin, të cilët u vranë së bashku me prindërit, gjyshërit, xhaxhain e nusen e tij në të njëjtën ditë me ata që i deshën më shumë, sipas saj.
STATUSI I PLOTË
Sares dhe Ledjonit! Sot ish nata e yjeve qe bien!
Pse u vrane Sara e Ledjoni? Çeshte kjo dorë gjakatare, qe sot vrau e shoi tre breza? Po Sares e Ledionit cfare ti themi?’ Ka kuraje kush tu thote shumeçka?
Shshshah vrasesi eshte i lire! Na perqesh te gjitheve e na ngerdheshet ne fytyre! Ç’leeeebeti! 2 femije ngrine akull e asnje prej nesh ska fryme tu jape ti ngrohe!
Llahtare te tille se kish degjuar Shqipëria kurre, as ne kohe lufte! Ne nje nate te vetme ushtaret serbe e dogjen shtepine e heroit Adem Jashari! Me lufte ama , e shpirt nder dhembe rane heronj!
Ai e familja u vrane per nje kauze! Mbeten gjalle ne memorien e kombit!
Po familjen Zykaj te mjeret kush ti qaje e me cfare fjale ti percjellin? Ka kush kuraje tu thote femijeve se pse i vrane?
Vrasesi po na komenton nga Facebooku! Hapu toke! Si do hapesh per tre breza njeheresh?!
Ah kush ti qaje me ligje ata 2 zogj , Saren e Ledjonin! Kush do ju thote bir !!
C’kuje duhet te zbrese qielli sot e ne vijim! Sara e Ledjoni u vrane se bashku me prinderit, gjysherit , xhaxhain e nusen e tij! Sara e Ledjoni iken ne te njejten dite me ata qe i deshen me shume!
Po c’pane ne sy vogelushet, si nuk mbeti njeri gjalle tu jepte zemer e tu thote se kjo eshte vetem nje enderr e keqe?! Gjyshja tu thosh se nuk eshte e vertete! Babai tu jepte siguri se pane nje enderr te zeze! Gjyshi ti ledhatoje me fjale gjyshi…. nena ti mbaje ne gji te mos frikesohen me! Vasilike e mjere, si nuk I shpetove dot te vegjlit e tu o nene zeze! Ç’ ju panë sytë o zogj qe shpejt shume iket nga kjo bote! Kishit qene ndonjehere per pushime se femijet e tjere jane ne plazhe… ah zogj iket për asgje për budallallikun e nje te marri!
Si nuk shkrepi rrufeja ate minute, si nuk shfyu qielli frymen te ndalte gjemen kete te premte te zeze? Kush do tju vajtoje o zogj qe pate llahtarin ne sy, qe shuat yjet sonte, e mbyllet pragun e deres? Te vegjel qe nuk u rritet dot kurre! Mos beni zhurme! Edhe une pa ze do ju qaj! Krimineli eshte i lire! Na ka ngritur prite te gjitheve, prite per te na ndalur shpirtin te qaje!!





