ARMENI, 19 shkurt 2013– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Armeni, ka njoftuar se me vota të numëruara nga të gjitha rrethinat, presidenti Serzh Sarkisian ka korrur një fitore të lartë, duke marrë më shumë se 58 për qind të votave.
Ish-ministri i Jashtëm, Rafi Hovannisian, ishte i dyti me 36,7 për qind. Hovannisian ka refuzuar të pranojë humbjen dhe e ka akuzuar autoritetet për mashtrime për të siguruar një mandat të ri pesë-vjeçar për Sarkisian.
Zyrtarët kanë pranuar raporte të shkeljeve, por kanë hedhur poshtë pretendimet e vjedhjeve në votime.
Pjesëmarrja në votime në zgjedhjet e së hënës ishte rreth 60 për qind. Vëzhguesit ndërkombëtarë nga OSBE-ja, Këshilli i Evropës dhe Parlamenti Evropian pritet që gjatë të martës të japin vlerësimin e tyre për zgjedhjet
Fushata parazgjedhore ishte penguar nga një atentat që kishte plagosur një prej rivalëve të Sarkisian-it.