Ish-Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy është shpallur fajtor nga Gjykata e Kasacionit për akuzën e korrupsionit.

Sipas vendimit të gjykatës, Sarkozy nuk do të shkojë në burg, por është urdhëruar të mbajë byzylyk elektronik për 1 vit. Një vendim i tillë është i pari në Francë për një ish-President.

Sarkozy tha se do ta respektojë vendimin e gjykatës, por çështjen do ta çojë për apelim në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Gjykata e Kasacionit la në fuqi dënimin për Sarkozy të dhënë nga një gjykatë më e ulët në vitin 2021, që e shpalli fajtor ish-Presidentin francez duke e dënuar me 3 vite burg. Dënimi i fundit i anuloi 2 vite burg për Sarkozi, por Kasacionit vendosi që për 1 vit ish-kreu i shtetit të Francës të mbajë byzylyk elektronik.

Nicolas Sarkozy u shpall fajtor për korrupsion se kishte ndikuar tek një gjyqtar për të marrë informacion në lidhje me disa pretendime ndaj Sarkozy që kishte marrë pagesa të paligjshme nga trashëgimtarja e L’Oréal.

Edhe gjykatësi Gilbert Azibert u dënua për korrupsion.