Maurizio Sarri është munduar gjithmonë t’u shmanget pyetjeve rreth të ardhmes së tij, duke u shprehur se është i përqendruar vetëm te gara për titullin kampion në Serinë A, ku Juventusi në javët e fundit ka krijuar një shkëputje sigurie, që vështirë se do të mund të rikuperohet nga Napoli.
Megjithatë në prapaskenë gjithmonë diskutohet për atë që do të ndodhë pasi të mbyllet sezoni. Presidenti Aurelio De Laurenttis dëshiron të vazhdojë projektin e teknikut toskan, por gjithmonë e ka pranuar që ekziston një klauzolë largimi, që mund të aplikohet nga dita në ditë.
Nga Franca vjen një ofertë joshëse, që mund të turbullojë mendjen e çdo trajneri. Skuadra e Principatës, Monaco, i ofron Sarrit një kontratë dyvjeçare me pagë 6 milionë euro neto në sezon, ndërkohë që De Laurentis nuk shkon më shumë se 3 milionë euro për rinovimin e kontratës deri më vitin 2021.
Diferenca është e madhe, nëse vendos të nisi një eksperiencë të re në Francë, 59-vjeçari do të përfitojë dyfishin e shumës që ofron De Laurentiis.





