Maurizio Sarri nuk do të mungojë gjatë ashtu siç lajmëruan në fillim mediat italiane. Trajneri i Napoli është pezulluar vetëm 2 ndeshje dhe duhet të paguajë 20 mijë euro gjobë për fyerjet ndaj Roberto Mancini. Sarri e quajti trajnerin e Inter homoseksual në fund të takimit, që u fitua nga zikaltërit, një sjellje që u mendua se do të dënohej me një pezullim më të gjatë.
Reagimi i Sarri nuk u kosiderua si racizëm duke e ulur peshën e ngjarjes. Maurizio Sarri do të mungojë në takimet e Kupës së Italisë. Federata Italiane e Futbollit gjobiti me 5 mijë euro edhe Roberto Mancini për reagimin e ashpër pas fyerjeve të Maurizio Sarri.
Kjo ngjarje solli reagime në media dhe në ambientin sportiv. Napoli u mund me rezultatin 2 – 0 nga Inter duke u eliminuar nga Kupa e Italisë.