Maurizio Sarri është shumë pranë zyrtarizimit në krye të Chelsea-t. Sipas Gazzetta Dello Sport, javën e ardhshme pritet të drejtuesit e klubit londinez të gjejnë gjuhën e përbashkët me homologët e Napolit, me të cilët trajneri toskan është ende i lidhur në kontratë.
Klauzola prej 8 milionë eurosh ka skaduar në fund të majit do të riaktivizohet në fillim të korrikut, ndaj është momenti i duhur që palët të nisin bisedimet për të gjetur një zgjidhje.
Pikërisht për të kompensuar në pjesën më të madhe klauzolës e Sarrit, Chelsea do të paguajë 5-6 milionë euro më shumë për kartonin e një futbollisti që do të ndjekë trajnerin në Londër. Nuk përjashtohet mundësia që pjesë e marrëveshjes të jetë një mes Hysajt dhe Zielinskit, me klauzola largimi 50 dhe 70 milionë euro.





