Të paktën 6 tonë hashash çokollatë janë zbuluar në Kretë në 8 kontejnerë që transportonte anija “Noka”.
Anija e dyshimtë që vinte nga Siria ishte nën vëzhgim prej një jave në ujërat e brigjeve të ishullit grek, pas një informacioni të autoriteteve franceze.
Sapo ka mbërritur në portin “Sitia” të Iraklios, ajo i është nënshtruar kontrollit të autoriteteve portuale, dhe pas një kontrolli më të hollësishëm kanë zbuluar në dyshemenë e dyfishtë të konteinerëve këtë sasi rekord droge.
“Noka” ishte nisur nga Latakia e Sirisë, me destinacion portin e Bengazit në Libi.
Për shkak se kontrolli vazhdon ende në kontejnerët e tjerë, vlerësohet se sasia e hashashit çokollatë mund të shkojë në 11 tonë, që është edhe sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në Greqi.
Anija është lëshuar me qira nga kompania e saj te një kompani tjetër, e cila është përgjegjëse për sasinë e drogës së gjetur në kontejnerë.