Pas partnerëve ndërkombëtarë, edhe Europol ka përshëndetur aksionin e Policisë së Shtetit për kapjen e kamionit me 613 kg kokainë që vinte nga Kolumbia.
Përmes një njoftimi në Twitter, Europol e cilëson një sukses të policisë shqiptare, ndërsa inkurajon për të tjera operacione të tilla në të ardhmen.
“Urime Policia e Shtetit, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj për kapjen e sasisë rekord të kokainës në Durrës me vlerën e 180 milion eurove. Më të fortë së bashku në luftën kundër krimit të organizuar!”- është shkruar në llogarinë e Europol.





