Dy ditët e fundit, pas kapjes së sasisë rekord të kokainës në Durrës, kryeministri Edi Rama ka artikuluar, në të gjitha rastet kur ka folur për këtë operacion të policisë, se drogën e kapëm vetë.
Duke marrë shkas nga këmbëngulja e kryeministrit për të përjashtuar bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë për kapjen e sasisë prej 613 kg kokainë, gazetari Basir Çollaku bën ironi në një postim të tij në Facebook.
“Kolumbianet kur shesin me kuintale, japin dhe bakshish per qeverine…. Dhe menjehere pasi u saktesua se ishte e paster KM doli e tha se e kemi kap ( "per") vete…!!”,- shkruan Çollaku.
Statusi i plotë i Basir Çollakut:
Meqe kokaina e kapur ne Durres, ishte e paster…ushqimin e kane siguruar konsumatoret e medhenj ne hyqymet, se tepronin ca grame aty ne fund te peshes. Kolumbianet kur shesin me kuintale, japin dhe bakshish per qeverine…. Dhe menjehere pasi u saktesua se ishte e paster KM doli e tha se e kemi kap ( "per") vete…!!





