Ish-trajneri i Anglisë, Garet Sauthgejt,  ka dhënë një intervistë për “BBC”, ku është mbështetur për nga mënyra se si futbollistët po e shpenzojnë kohën dhe po rriten. Ai ka shprehur shqetësimin e tij se influencerat e pashpirt, manipulues dhe toksikë po zënë vendin e figurave tradicionale të babait në shoqëri dhe po kontribuojnë në çështjet e shëndetit mendor të të rinjve. Ish-trajneri i Anglisë vuri gjithashtu në dyshim nëse fitimi i një trofeu është i vetmi shënjues i suksesit, pas humbjes në finalet e njëpasnjëshme të Kampionatit Evropian, teksa mbajti leksionin prestigjioz të “Richard Dimbleby” të martën. Sauthgejt flet edhe për mënyrën se si i ka kaluar muajt e fundit duke vizituar qendrat komunitare, shkollat, madje edhe një burg ndërsa përpiqet të mësojë më shumë për atë që ai e quan ndikimi i paepur i mediave sociale.

“Ka një temë që vazhdon të sillet në vëmendjen time. Dhe janë prindërit ata që vazhdojnë ta ngrenë atë. Të rinjtë po vuajnë. Ata po ndihen të izoluar, po luftojnë me maskulinitetin e tyre dhe me vendin e tyre më të gjerë në shoqëri. Futbollistët shpenzojnë më shumë kohë në internet duke kërkuar orientim dhe po bien në alternativa jo të shëndetshme, si: lojërat, bixhozi dhe pornografia. Dhe ky boshllëk mbushet nga një lloj i ri modeli që nuk e kanë interesin e tyre për nga e mira. Këta janë influencues të pashpirt të rrjeteve sociale, manipulues dhe toksikë, shtysa e vetme e të cilëve është për përfitimin personal të tyre. Ata me dëshirë mashtrojnë të rinjtë që të besojnë se suksesi matet me para ose dominim”, deklaroi Sauthgejt.