24 shkurt 2015 –  Një bandë hajdutësh shqiptarë prej 4 anëtarësh kishte vjedhur dhjetra apartamente e vila në Provincën e Savonës. Vjedhjet ishin kryer në periudhën gusht-shtator 2014. Hajdutët vidhnin çfarë t'u zinte dora: para, pajisje elektronike, vetura, veshje të markave të shtrenjta arturina dhe argjendurina të ndryshme. Këtë fundjavë duke aguar 22 shkurti, kapobanda Ylber Hoti u arrestua nga karabinierët e Savonës.

Të tre anëtarët e tjerë të bandës janë identifikuar dhe karabinieria po kontrollonin baza të ndryshme, ku mund të jenë fshehur hajdutët. Po bëhet kujdes, që ata të mos kthehen në Shqipëri, ku arrestimi dhe ekstradimi për në Itali paraqitet shumë i vështirë.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/