14 shkurt 2015 – Klaudio Xhetani, 23 vjeç përsëri në telashe me drejtësinë italiane. Klaudio në mars 2013 u përfshi në një sherr me armë në një diskotekë të Savonës dhe për këtë u dënua me burg.
Kësaj radhe, ai u dënua me 6 muaj burg për armëmbajtje pa leje. Në shkurt 2013, gjatë një kontrolli të policisë iu sekuestrua në makinë një hanxhar, tip maceta, 55 cm i gjatë.
Në banesë, policia i gjeti një dorezë hekuri, një shpatë japoneze 90 cm e gjatë si edhe distinktiva dhe dokumente identifikimi false të Rojës së Financës.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





