15 JANAR 2015 – Në gusht 2014, policia e Savonës në kuadrin e operacionit antidrogë “Vatra” arrestoi disa italianë dhe dy shqiptarë, Boro Ribaj dhe Gentian Aliaj.
Pas arrestimeve të muajit gusht vazhduan hetimet për të zbuluar degëzime të tjera të grupit kriminal. Hetimet u kurorëzuan me sukses dhe u vendos arrestimi me burg apo arrest shtëpie, i anëtarëve të tjerë shqiptarë dhe italianë të organizatës kriminale. Kështu Ylli Musta, 37 vjeç banues në Gjenovë pa dokumente të rregullta u arrestua bashkë me një italian dhe u dërgua në burgun lokal të Savonës.
Avdi Meli, 35 vjeç banues në qytezën e Stelas u dërgua në arrest shtëpie bashkë me dy italianë dhe Gentian Aliajn (tashmë të dalë nga burgu), ish pronarin e picerisë “Sapori d’Italia” po në Savona.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





