23 janar 2015 –  Pajtim Kasami mund të nisë një aventurë të re në Bundesligë. Mesfushori që aktivizohet në radhët e Olympiacos, pëlqehet nga Schalke 04. Lajmin e bën të ditur gazeta zvicerane "Blick", që raporton për interesimin e klubit gjerman ndaj 22-vjeçarit.

Kasami ka një kontratë me grekët deri në vitin 2018, por lojtari që luan me Kombëtaren Zvicerane, mund të largohet më herët nga Pireusi, që në këtë merkato, për të veshur fanellën e Bluve Mbretëror. Kasami u transferua te Olympiacos në vitin 2014 dhe në 15 ndeshje të luajtura me klubin grek ka realizuar 4 gola.