Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka bërë me dije se Gjermania është e angazhuar për zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Po ashtu gjatë një leksioni në Universitetin Charles në Pragë, Republika Çeke, ai tha se mbështetet zgjerimi edhe me shtete si Ukraina, Moldavia edhe Gjeorgjia.
“Aty ku kërkohet unanimiteti në ditët e sotme, rreziku që një shtet individual të përdorë veton e tij dhe të parandalojë të gjithë të tjerët të ecin përpara me vendime, rritet pasi shtohet çdo shtet anëtar i ri,” tha Scholz.
Ai theksoi se ka propozuar një kalim gradual në votimin e shumicës për politikën e jashtme të përbashkët, por edhe në fusha të tjera, si politika tatimore.
“Prandaj kam propozuar një kalim gradual në votimin e shumicës për politikën e jashtme të përbashkët, por edhe në fusha të tjera, si politika tatimore – duke e ditur mirë se kjo do të kishte pasoja edhe për Gjermaninë”, shtoi ai.
Gjermania do të dërgojë armë në Kiev në javët e ardhshme, theksoi kancelari Scholz në fjalimin e tij në Universitetin Charles.
Kancelari pohoi se përveç dërgimit të mbrojtjes ajrore të avancuar, sistemeve të radarëve ose dronëve, Gjermania mund të marrë përgjegjësi të veçantë në drejtim të ndërtimit të kapaciteteve të artilerisë dhe mbrojtjes ajrore të Ukrainës.





