Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, nga Samiti i Berlinit, tha se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë firmosur marrëveshje të rëndësishme, duke shtuar se marrëveshjet e firmosura do të përmirësojnë jetën në rajon.

“Marrëveshje të rëndësishme është nënshkruar mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ne do të mbështesim anëtarët Ballkanit Perëndimor. Samiti ka treguar se ka vullnet për të bashkëpunuar dhe ne do të jemi të gatshëm të mbështesim në të ardhmen këtë proces edhe KE e mbështet këtë proces”, tha ndër të tjera kancelari gjerman.

Ai tha se marrëveshjet e nënshkruara sot do të ndihmojnë qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

“Tri marrëveshjet do lejojnë qytetarët të lëvizin me kartë. Gjatë jetës së tyre punojnë jashtë, kthehen dhe vendi përfiton nga përvojat e fituara jashtë. Ka shumë gjermanë që punojnë në tërë Evropën, ka ca që kthehen dhe ca të tjerë nuk kthehen”, tha ai.