Liderët e Grupit të Shtatë (G7) vendeve më të industrializuara nuk e diskutuan fare propozimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për paqe në Ukrainë, sepse të gjithë e dinin se propozimi nuk ishte serioz, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz.
Duke folur në Itali pak para se të nisej për Zvicër, ku të shtunën do të nisë samiti për Ukrainën, Scholz tha se Putini e bëri këtë propozim vetëm sa për ta shpërqendruar vëmendjen nga samiti në Zvicër.
Putin u zotua të premten se do të urdhërojë “menjëherë” armëpushim në Ukrainë dhe fillim të bisedimeve, nëse Kievi fillon t’i tërheqë trupat nga katër rajone ukrainase që Moska pretendon se i takojnë asaj, dhe nëse heqë dorë nga kërkesa për t’iu bashkuar NATO-s.
“Të gjitha e dimë se ky propozim nuk u mendua seriozisht, por kishte të bënte diçka me konferencën për paqe në Zvicër”, tha Scholz për televizionin ZDF.