Kancelari gjerman Olaf Scholz përdori fjalimin e tij të Vitit të Ri për të reaguar ndaj Elon Musk i cili shprehu mbështetje për partinë ekstremit të djathtë AfD përmes një postimi në rrjetin e tij social.

“Ju do të vendosni. Qytetarët. Nuk u takon pronarëve të rrjeteve sociale. Nuk është ai që bërtet më shumë se çfarë ndodh në Gjermani, por shumica dërrmuese e njerëzve të arsyeshëm dhe të denjë.”

I ashpër edhe zëvendësi i tij Robert Habek, bashkëdrejtues i të gjelbërve gjermanë.

“Mask u jep fuqi atyre që dobësojnë Europën. Një Europë e dobët është në interes të atyre që rregullat janë një kufizim i papërshtatshëm i pushtetit të tyre, por pushteti duhet kufizuar. Asnjë model biznesi nuk duhet të shkatërrojë demokracinë tonë.”

Qeveria gjermane ka akuzuar Musk, i cili zotëron platformën e mediave sociale “X” dhe është CEO i Tesla dhe Space X, se po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet e ardhshme të Gjermanisë.