Menaxherja e Michael Schumacherit ka mohuar lajmin se legjenda e Formulës 1 është duke u përmirësuar ngadalë dhe është në gjendje të ecë. Schumacher nuk ka shënuar ndonjë përmirësim të madh në gjendjen e tij shëndetësore, ka njoftuar menaxherja e tij, Sabine Kehm. Ajo ka mohuar lajmin se legjenda e Formulës 1 është në gjendje të ecën vetë.

“Njoftimet e tilla janë të pavërteta dhe ofrojnë shpresë të rreme”, deklaroi Kehm për “News4.

Schumacher vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, ndërsa Kehm ka theksuar se asnjë deklaratë që bëhet nga dikush jashtë familjes ose menaxhmentit të tij, të konsiderohet si spekulim.