Gjermani, 12 shtator 2014 – E përditshmja gjermane "Bild" publikon një lajm bombastik që lidhet me futbollistin e Bayern Munchen dhe kapitenin e ri të Gjermanisë, Bastian Schweinsteiger. Kësaj rradhe lajmi nuk ka të bëjë me lojën e futbollit por me jetën private të tij.
Sipas "Bild", Schweinsteiger është ndarë nga e dashura e tij, modelja Sarah Brandner, me të cilënm kishte disa vite lidhje, dhe ka nisur një romancë të re me tenisten serbe Ana Ivanoviç.
Madje "Bild" publikon edhe një foto teksa çifti i ri qëndron pranë njëri-tjetrit të kapur për dore.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





