Brazil, 14 korrik 2014 – Luis Felipe Scolari largohet nga stoli i Brazilit pas përfundimit të Kupës së Botës, aventurë të cilën Selecao e mbylli me dy humbje që do të mbeten gjatë në kujtesën e tyre. Tekniku 65-vjeçar u largua nga stoli pas humbjes ndaj Holandës në përballjen për vendin e tretë, por ajo që shkaktoi tërmet në radhët e kombëtares që ai drejtonte ishte disfata turpëruese 7-1 kundër Gjermanisë në gjysmëfinale.

Në fillim ai kishte deklaruar se nuk do të tërhiqej, por presioni i madh i Federatës Braziliane të Futbollit e detyroi Scolarin të largohej. Me largimin e tij drejtuesit e federatës janë në kërkim të një zëvendësuesi të denjë. Scolari e mori drejtimin e Selecaos në vitin 2012.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/