Djali i aktorit Clint Eastwood, Scott, mësoi për industrinë e filmit nga babai tij i famshëm, pasi ai gjithë fëmijërinë e tij e kaloi duke shikuar skenat e xhirimit.
Scott Eastwood tash po e ndërton karrierën e tij si aktor dhe ka fituar një rol në filmin “Texas Chainsaw Massacre”.
Tani ai ka thënë se është inspiruar që të ketë këtë profesion pasi e shikonte babanë e tij duke punuar derisa ai ishte ende i ri.
“Nëse nuk isha në shkollë, atëherë mund të më gjenin në sheshet e xhirimit… dhe mësova shumë nga to, e kjo ishte gjë e mirë. Ju nuk dëshironi që të jeni ‘biri i tij’. Ju dëshironi të jeni pjesë e ekipit”, ka thënë ai.
Eastwood, 26 vjeç, luajti së bashku me babanë e tij në filmin e vitit 2008 “Gran Torino” dhe gjithashtu ishe aktor dhe regjisor në filmin e ri “Trouble with Curve”.