Përplasje në qëndrime në rradhët e demokratëve të drejtuar nga Lulzim Basha. Gjithccka ka të bëjë me qëndrimin që do të mbajë ky grupim në raport me logon dhe vulën e PD-së, pra nëse vendimit të Apelit do t’i bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, apo do të krijohet një parti e re politike në spektrin politik shqiptar.

Lulzim Basha tha publikisht se do bëjë rekurs të vendimit, me shpresë se diçka e tillë mund t’i kthejë vulën e Partisë Demokratike.

Por një shumicë tjetër, anëtarë të Kryesisë, deputetë, dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar, nuk janë në të njëjtën ide me Bashën, të cilin e votëbesuan më 29 korrik 2023, për të drejtuar PD-në zyrtare.

Dhe kjo përplasje ka sjellë një tjetër përçarje në grupimin Basha, pasi sipas burimeve për gazetarin e Neës24, Osman Stafa, deputeti Enkelejd Alibeaj, Edvin Kulluri, Roland Bejko, Rezart Kthupi, Agron Kapllanaj, Gjergj Hani, janë duke menduar krijimin e një partie të re.

Por përmes një deklarate të grupimit “Demokratët Euroatlantikë” thuhet se “Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i Demokratëve Euroatlantikë ka vendosur të bëjë rekurs për vendimin e paligjshëm të Gjykatës së Apelit. Të qartë se mos bërja e rekursit ndaj një akti të pranuar gjerësisht si të paligjshëm, do të thotë të pranosh në heshtje pazarin Rama-Berisha.

Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i Demokratëve Euroatlantikë, po kështu, kanë vendosur që pa asnjë hezitim të jenë pjesë e zgjedhjeve të ardhshme, me ekipin dhe alternativën tonë dhe këtë nuk mund ta pengoj asnjë pazar apo makinacion i dyshes Rama-Berisha, që synojnë të ruajnë status quo-në”.