Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama dhënë për AFP,  se Shqipëria nuk do të qëndrojë në derën e Evropës duke qarë.

Vasili shkruan në Facebook se kryeministri ia ka dalë ta lërë Shqipërinë jashtë Evropës dhe ky është “suksesi” më i madh i tij.

Sipas ish-deputetit, kjo sjellje arrogante, vulgare dhe agresive e Ramës ndaj Evropës nuk është rastësi, por është strategji për të krijuar alibinë e Shqipërisë drejt Lindjes.

POSTIMI I PLOTË

Edi qesh dhe nuk qan,por harron qe qesh mire kush qesh i fundit…..!

“Shqipëria nuk do të qëndrojë në derën e Evropës dhe të qajë që ajo të hapet”, deklaroi Edi Rama për AFP.

Po eshte e vertete, Edi ja ka dale ta lere Shqiperine jashte Europes, ky eshte “suksesi” me i madh i tij.

Arrogant, vulgar dhe agresiv ndaj Europes ai ja ka dale te jete i neveritshem me Europianet dhe pasojat i vuajne shqiptaret.

Sjellja e Edit me europianet nuk eshte rastesi, nuk eshte psikopati, por eshte strategji e tij per krijuar alibine e Shqiperise drejt Lindjes sepse gjoja Perendimi nuk e do Shqiperine.

Kjo strategji e lige kembengulese Anti BE eshte gatuar larg…ne Lindje dhe Edi eshte produkt dhe sherbetor i saj.

Sot Edi qesh sepse strategjia e Lindjes ka fituar.

Por Shqiptaret shohin vetem nga perendimi.

Shqiptaret jane te perjetshem.

Edi eshte shume shume i perkohshem gati i ikur….

Shqiperia drejt perendimit eshte rruge pa kthim.

Qesh Edi sot, por duhet te mos harroje se qesh mire kush qesh i fundit….por atehere Edi do te qaje shume dhe do te jete fare vetem….