Ndër batutat më virale të këtij edicioni të fundit të Big Brother ishte kur Françeska Murati tha se ‘nuk ka merak për bashkëshortin, pasi ai ka Dorinën’.
Kjo batutë bëri xhiron e rrjetit, por bashkëshorti i Françeskës, Ergysi i tregoi asaj të kundërtën në ‘S’e luan Topi’.
Teksa e surprizoi me një buqetë të madhe me lule, ai i kishte shkruar asaj një pusullë, ku shkruhej:
“Më lejo fillimisht të të them sa krenar jam unë dhe Charli për ty. Je nëna dhe bashkëshortja më e mirë në botë. Mezi po pres që Charli të ketë një motër ose një vëlla, më ke bërë viral kohët e fundit por jam i sigurt që nuk do të tradhtoj asnjëherë as me Dorinën. Të dua shumë Ergysi”.
Gjatë emisionit, Françeska tregoi sesi u njoh me Ergysin, madhe tha se kanë plane për një dasmë në shtator, ku zbuloi më shumë detaje.
“Jemi njohur që 15 vjeç dhe jemi rritur bashkë. Njohja jonë ka nisur si shoqëri, dy miq në plazh. Unë kam qenë në Durrës, ishim një grup i madh shoqëror atëherë. Më ra në sy se nuk ishte si të tjerët, nuk ngacmonte të tjerë,t ishte i rezervuar dhe i mençur. Mami dhe babi nuk donin në fillim, duhet ta njohësh. Ergysi është shumë i kapshëm dhe dërgoi babin e tij për tu takuar me prindërit e mi dhe thanë që ka mbaruar ky muhabet.
Kemi bërë martesën se e kishim ndarë mendjen për njeri tjetrin. Kemi tentuar të bëjmë dasmën por kovidi na e shtynte. Me kismet në shtator kemi qejf të bëjmë një dasmë të madhe. Kam shumë qejf të bëhem nuse dhe të festoj me njerëzit e dashur dhe me djalin tonë të vogël”-tregoi Françeska.