Meghan Markle dhe Princ Harry do të lënë Pallatin Mbretëror, për të jetuar më vete dhe Daily Mail ka raportuar disa rregulla absurde dhe të çuditshme, që ata kanë vendosur për fqinjët.

Thuhet se fqinjëve u është dhënë një listë e hollësishme se si të veprojnë nëse do të kenë kontakt me çiftin mbretëror. Ata nuk duhet të afrohen ose të përpiqen të fillojnë një bisedë me ta (megjithëse mund të thonë fjalët përshëndetëse), nuk mund të kërkojnë të shohin Archien e vogël, apo të afrohen për të përkëdhelur qentë e tyre.

Një zëdhënës për Buckingham Palace dha një deklaratë për Us Weekly, ku tha se "Duka dhe Dukesha nuk kishin përpiluar këto rregulla dhe nuk ishin në dijeni të kësaj situate që ishte krijuar".

Nuk dihet nëse kjo deklaratë është lëshuar për të zbutur situatën e për t'i dalë në mbrojtje Dukeshës, apo kjo e fundit vërtetë është treguar kaq strikte në lidhje me këtë gjë.