Trupi i Ilaria Sulës, studentes 22-vjeçare me origjinë shqiptare e cila rezulton e zhdukur që prej 25 marsit në zonën Furio Camillo të Romës, u gjet mëngjesin e djeshëm në një valixhe të mbyllur të hedhur në një luginë.
Babai i viktimës, Flamur Sula ka folur në programin italian “On Chi l’ha visto?”, ku ka deklaruar se ata, Ilaria dhe Mark Samson ishin bashkë prej gati një viti e gjysmë. I ati i Ilarias ka rrëfyer se nuk e dinte që ishin ndarë dhe se ditët e fundit familja kishte dëgjuar rrallë për vajzën.
“Vajza ime nuk tha asgjë, vetëm se duheshin. Ajo më tha se duhej të studionte për një provim dhe se do të kthehej të shtunën. E dija që ishte zhdukur, ndryshe do të më kishte telefonuar”, tha babai i saj.
Të shtunën, i ati e raportoi të zhdukur vajzën e tij dhe tha në intervistë se Mark Samson madje e kishte përqafuar.
“Që nga e shtuna së bashkue me shoqet e dhomës së Ilarisë kemi marrë mesazhe të çuditshme nga numri i vajzës sime, sikur dikush donte të na bënte të besonim se viktima ishte ende gjallë. Më shkroi: “Babi, mos u shqetëso, jam mirë, do të kthehem në Terni pas një muaji”, tha babai.
Sipas mediae italiane hetimi mori një kthesë dramatike gjatë natës kur hetuesit mbërritën në banesën e të dashurit të saj me origjinë filipanas. Nga hetimet u bë e ditur se 23-vjeçari Mark Samson e ka vrarë 22-vjeçaren shqiptare duke e goditur me thikë dhe më trupin e ka futur në një valixhe të cilën e hodhi në pyll. Gjithashtu i dashuri i saj pasi u arrestrua ka rrëfyer vrasjen gjatë marrjes në pyetje.