Kryeminsitri Edi Rama është sot i pranishëm në Universitetin Politeknik në një takim me studentë të Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës.
Një prej tyre i është drejtuar kryeministrit duke i thënë se nuk mund t’i quaj ata të paedukatë pasi ka qenë vetë ai që i ka quajtur ngelësa, tru gomari, dhe e epitete të tjera. Më pas ai ka marrë një për një pikat e kërkesave duke kërkuar llogari sesi do t’i plotësojë, ndërsa ka shtuar se nëse ka premtuar ulje tarifash për bachelorin, për masterin nuk e ka bërë.
Më pas ai ka pasur edhe një debat me Ramën, ku ndër të tjera i ka thënë se nuk mund ta imagjinojë dot sesi një kryeministër, si Merkel apo të tjerë, të përdorë në atë lloj forme Instagramin.
Studenti: Jemi ndjerë të ofenduar kur na thatë ngelësa. Po sillemi si studentë të revoltuar, ne po ju bëjmë thirrje që të silleni si kryeministër i matur. Ministrja e bëri publike që se kishte as 6 mesataren. Kur do ndodhin këto përmisime.Vërtet që e thatë që do përgjysmohen tarifat. Po të masterit ku do ulen
Rama: E para punës njëher, kur ju kam thënë juve të gjithëve ngelësa.
Studenti: E keni thënë në Facebook, nuk e imagjinojmë Merkel të merret me meme.
Rama: Si e imagjinon ti është e drejta jote e imagjinatës, mund të kesh një hapësirë imagjinatë më të gjerë. Nuk të jap llogari ty si të përdor Instagramin. Kam bërë një koment me ata që shkruajnë që është shprehje respekti dhe i kam bërë një pyetje, a je i gatshëm të paguash taksë për ngelësat. Kam folur për taksa për ngelësa se universiteti financohet në pjesën më të madhe nga shteti.





