Manderina Çela, e cila u godit me thikë nga 41-vjeçari Ilir Çami, ka mohuar që ta ketë pasur të dashur apo ish-partner.
Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, ajo ka rrëfyer se Ilir Çami e përndiqte prej 3 vitesh me urdhër të një personi tjetër.
Manderina Çela: Kam dhimbje, kam marrë plagë në fyt, dorë, krah, ku nuk ka marrë.
Ditën e djeshme, kishin nipin shtruar në spital, erdha këtu dhe i dhashë supë, ai më kishte prerë rrugën.
Më përndjek prej 3 vitesh dhe më kërcënonte me jetë, ja siç më bëri. E kam denoncuar në polici, unë e denoncoja në mëngjes, policia e nxirrte në darkë. Nuk kam fare të bëj me këtë person, unë një burrë kam pasur dhe një kam, as të dashur nuk e kam, s’kam lidhje fare, ky është futur nga një x person, nuk dua të them emër.
Nuk kam njohje të mëparshme me këtë person, është i futur nga dikush tjetër. Më ka dalë tek Katedralja, më kërkoi për të pirë kafe se pranova. E kam denoncuar mbi 10 herë. Erdhi në shtëpi, nuk e di se çfarë donte të më bënte, a të më vriste, por e kapi burri.
Ka një vit që më erdhi në shtëpi. Nuk isha vetë, nuk dola, u trondita. U goditën me njëri-tjetrin dhe njoftova policisë. E dënuan me 6 muaj burg.
Unë njihem me personat e tjerë. Nuk dua ta prek si histori, ka 3 vite që e kam mbyllur si muhabet. Midis Ilir Çamit dhe këtyre personave ka njohje, para pak ditësh mori nipin tim në telefon dhe i tha “Jam në lokal me x person në filan vend”.
Isha ora rreth 09:00, më doli para spitalit. I thashë ‘largohu mos më dil më, më lër në hallet e mia, nuk kemi gjë bashkë, për çfarë më ndalon në rrugë”. Më tha: “Sot kam bërë plan për të të therur”. Nxori thikën dhe s’mbaj mend çfarë u bë. Më shtriu në tokë dhe më vendosi thikën në grykë, aty pashë një burrë që erdhi e kapi, e hoqi dhe pastaj nuk mbaj mend më gjë, shkova në spital pa ndjenja.
Para një dite u shkëmbyem në rrugë, por nuk folëm. Donte të pinte kafe me mua, por se pranoja.
Bashkëshorti e di ngjarjen, ai është tronditur, nuk ndihet mirë as ai dhe as fëmija.
Do ta denoncoj edhe personin që ka shtyrë Ilir Çamin të më përndjekë.