Lotët e Gianluiggi Buffon-it janë emblema e një nate të trishtë në Itali pasi axurrët u skualifikuan nga Suedia.
“Më vjen keq ta mbyll kështu. Dështuam në diçka që mund të kishte ndihmuar vendin tonë edhe në aspektin social. Më vjen shumë keq që ndeshja ime e fundit koincidoi edhe me eliminimin nga Botërori. Ne u eliminuam nga episodet, por Suedia gjithsesi pati meritat e saj sepse luftoi me mish dhe me shpirt”, tha pas përfundimit të ndeshjes portieri italian Bufon me lot në sy.
Italia mbeti jashtë Kampionatit Botëror Rusi 2018. Skuadra e Venturës nuk ka shkuar më shumë se barazimi 0-0 në shtëpi ndaj Suedisë, duke u eliminuar kështu nga eventi më prestigjoz i globit, pas humbjes në ndeshjen e parë me rezultatin 1-0.





